Një gjykatë në Indonezi e dënoi një grua me 18 muaj burgim për fyerje ndaj Islamit, pasi ajo ishte ankuar se xhamia në lagjen e saj ishte shumë e zhurmshme.
Meiliana, një budiste 44 vjeçare nga Kina, u ankua se ezani dhe lutjet në xhami në Sumatra janë përsëritur pesë herë në ditë dhe sipas saj ishte shumë e zhurmshme.
Kjo ankesë e saj ka mjaftuar për gjykatën, që ajo të shpallet fajtore dhe të përfundojë në burg për të vuajtur dënimin që i është shqiptuar.