Një makinë e cila po lëvizte nëpër një zonë malore në Kinë, për pak sa nuk ka përfunduar në lumë. Kamera e sigurisë e vendosur në një makine tjetër që po lëvizte prapa Toyotas së bardhë, shfaq momentin kur shemben gurët nga shkëmbi dhe përfundojnë në rrugë dhe në pjesën e përparme të veturës, ku nga presioni dhe sasia e madhe e tyre makina Toyota e bardhë përplaset në murin mbrojtës.
Në pamje të parë dukej sikur pasagjerët dhe shoferi që ishin brenda janë lënduar, por ata arrijnë të dalin jashtë veturës por me shumë vështirësi.
Në videon e publikuar më poshtë shihen kalimtarët tjerë të rastit duke ndihmuar personat që kishin ngecur brenda, ku vetëm një lëvizje e tyre e gabuar mjaftonte që makina të përfundonte në lumë.