Një ngjarje e rëndë njoftohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në kryeqytetin e Francës. Një i vdekur dhe dy të plagosur janë bilanci i një sulmi me thikë, teksa autori është qëlluar menjëherë nga policia. Siç raporton televizioni francez BFM TV, para se të qëllohej ai ka bërtitur Allahu Ekber.
Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurve, teksa hetimet janë fokusuar dhe në shkaqe familjare, pasi Trappes është një lagje e varfër në një zonë përgjithësisht të pasur të Parisit.