Trump përsërit: Është një gjueti shtrigash

E Enjte, 23 August 2018 16:23

Presidenti Donald Trump i shkoi edhe më tej arsyetimit refuzues për shkelje të ligjit nga ana e tij ndërsa Shtëpia e Bardhë u përpoq të menaxhojë pasojat nga akuzat se ai “orkestroi” një fushatë për të blerë heshtjen e dy grave, të cilat thonë se kanë patur marrëdhënie me të.

Përpara agimit të enjten, zoti Trump në një postim të tij në tweeter shkruante: “Nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë, është një gjueti shtrigash”, duke iu referuar hetimit që po kryhen Prokurori i Posaçëm Robert Mueller rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016. Zoti Trump akuzoi ish-avokatin e tij Michael Cohen "se ka sajuar ngjarje" me qëllimin për të siguruar një "marrëveshje të rëndësishme" me prokurorët.

Në një intervistë të regjistruar të mërkurën, por transmetuar të enjten për programin Fox & Friends, presidenti e minimizoi përfshirjen e tij me zotin Cohen, i cili ka punuar për të, për një dekadë. Ai tha se zoti Cohen kishte qenë një "avokat me kohë të pjesshme" i cili kishte patur dhe mjaft klientë të tjerë. Zoti Trump tha gjithashtu se problemet ligjore të zotit Cohen buronin nga bizneset e tjera të tij, duke përmendur përfshirjen në industrinë e taksive të Nju Jork-ut dhe se sipas tij ai vendosi të "gënjejë" rreth zotit Trump, për të zvogëluar ekspozimin e tij ligjor.

Gjatë intervistës zoti Trump u pyet nëse beson se demokratët do të nisin procedurat për shkarkimin e tij nëse fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit. Zoti Trump tha se nisja e procedurës për shkarkimin e tij “do të sillte krizë të ekonomisë dhe të gjithë do të përfundonin të varfër”.

Zoti Cohen u deklarua fajtor të martën për tetë akuza, që përfshijnë shkeljet financiare gjatë fushatës, që sipas tij i kreu në koordinim me zotin Trump.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...