×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Video/ Rizgjohet vullkani Etna, hi dhe llavë kudo

Saturday, 25 August 2018 12:56

Një shpërthim i ri i Vullkanit Etna ka ndodhur në Itali. Nga krateri i ri i jug-lindjes, vullkani më i lartë i Italisë, që prej mbrëmjes së djeshme ka nisur aktivitetin e tij.

Fenomeni po monitorohej nga Ingv e Catanias, si dhe zona përreth shpërthimit është izoluar.

Pas gjashtëmbëdhjetë muajsh dhe javësh të sinjaleve “paralajmëruese”, natën e kaluar, Etna dha një shfaqje me një shpërthim të vërtetë që përfshinte kryesisht të ashtuquajturin kraterin e ri Juglindor: duke nisur nga perëndimi i diellit, ishte e mundur të vëreheshin edhe nga një distancë e largët shpërthimet e magmës inkandeshente, që do të thotë “aktiviteti strombolian”, ndërsa nga baza e këtij krateri filluan dy rrjedha të vogla – një në drejtim të lindjes dhe tjetra drejt veriut – por pasi kishin ecur disa qindra metra në kuotë të lartë, u ndalën.

“I gjithë ky fenomen zgjati sa një natë – shpjegon vullkanologu i Observatorit Etnean të INGV, Boris Behncke – dhe që në orët e para të mëngjesit ishte në rënie, edhe pse jo ende e ezauruar”.
Që Etna po jepte shenja të zgjimit, vullkanologët e dinin prej kohësh: disa dhe të zgjatura të luzma sizmike, rritje e amplitudave të dridhjeve vullkanike, një ndryshim në përbërjen e emetimeve të gazrave nga krateret; të gjitha elementet që zakonisht paraprijnë një shpërthim të vërtetë.

Sidoqoftë, aktiviteti i natës së kaluar – prej të cilit në mëngjes mbetet vetëm një dridhje ende mbi nivel dhe emetime të hirit vullkanik nga i njëjti krater – nuk është e thënë të çojë në një intensifikim të fenomeneve dhe një situate të tillë, me nivele të larta dhe të ulëta, ajo mund të vazhdojë për kushedi sa kohë.

“Le të themi se ky është një hap më shumë, një lloj përshpejtimi i aktivitetit – shpjegon Behncke – por se si do të vazhdojë, se si do të evoluojë, me të vërtetë nuk mund të dihet”. Nga ana tjetër, gjashtë episode të ngjashme u zhvilluan vitin e kaluar, por pastaj asgjë nuk kishte ndodhur.
Shpërthimi erdhi veçanërisht nga goja e “shalës” së kraterit të ri në Jugperëndim, siç e quajnë ekspertët këtë pjesë të vullkanit që në vitet e fundit ka pësuar ndryshime të mëdha, me hapjen e gojëve të vogla përreth dhe në qendër të kraterit historik të Juglindjes.
Edhe “goja e re” e vullkanit është aktualisht aktive; nga larg është e mundur të shohësh shpërthime të forta të kuqe që tregojnë se ka “lëvizje” brenda atij krateri. Dhe në javët e fundit, edhe krateri Verilindor dha sinjale.

Si të thuash, i gjithë aparati kulmor i Etnës është në aktivitet, secili prej kratereve me karakteristikat e tyre. Ndërkohë, është “shfaqja”, e përjetësuar gjatë natës nga turistë dhe mbi të gjitha të apasionuar pas Etnës që e prisnin këtë moment prej kohësh, për të ngritur aparatet fotografikë dhe videokamerat drejt malit. Nuk ka rrezik, nuk ka frikë për popullsinë. Vetëm “normaliteti” i vullkanit më të lartë aktiv në Evropë.

 

Modifikuar më Saturday, 25 August 2018 13:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...