×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Diplomaci ‘prodhimesh deti’, Erdogani fton Putinin në restorant peshku në Stamboll

Diel, 26 August 2018 08:25

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan së shpejti do të takohen për të diskutuar marrëveshjen e sistemeve anti-ajrore S-400… duke ngrënë peshk në një restorant të veçantë në Stamboll.

Takimi vjen në kulmin e përplasjeve Turqi-SHBA, si për të acaruar edhe më shumë Presidentin amerikan Donald Trump.

Ftesa ka ardhur nga Erdogan dhe i është dërguar Putinit nga Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, të premten.

Por historia e restorantit të peshkut nuk lindi rastësisht. Në atë kohë, Putini i kujtoi homologut të tij turk që dikur Erdogani e ftoi atë të hanin së bashku në një restorant peshku. Kur Erdogani theksoi se ftesa qëndronte ende, Presidenti rus theksoi se duhet të zgjidhet fillimisht çështja me eksportet e mishit në Turqi.

Në fund të korrikut Rusia filloi eksportet e mishit në Turqi dhe Presidenti turk i hapi rrugë takimit në restorantin e peshkut./tch

Modifikuar më Diel, 26 August 2018 08:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...