Merkeli frenon shpresën për anëtarësim të afërt të Gjeorgjisë në BE

Diel, 26 August 2018 10:53

Një akt ekuilibri për kancelaren: një ish-Republike sovjetike t'i ruash perspektivën evropiane dhe njëkohësisht të mos zemërosh Moskën. Këtë ajo e tregoi në vizitën në Tiflis.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e frenoi shpresën e Gjeorgjisë për një anëtarësim të afërt në Bashkimin Evropian. Dëshira për një bashkëpunim më të ngushtë ekziston, tha Merkeli në një diskutim me studentët në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tiflis. "Por edhe nga ana evropiane ne nuk duhet të premtojmë shumë e shumë shpejt", shtoi ajo për pyetjen që i bënë për momentin e mundshëm të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E rëndësishme nuk është vetëm që Gjeorgjia t'i plotësojë kriteret për t'u pranuar në Bashkimin Evropian. "Edhe BE duhet të jetë në gjendje që të pranojë anëtarë të rinj", theksoi Merkeli. Kështu BE duhet të reflektojë si mund ta koordinojë më mirë politikën e tij të jashtme. Ajo ka propozuar për shembull një "këshill të vogël evropian të sigurisë", në të cilin nuk duhet të jenë të përfaqësuar të gjithë anëtarët e BE.
Më parë shtetet e Ballkanit Perëndimor
Tani në radhë të parë ka rëndësi që të nisin negociatat e anëtarësimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe që të zhvillohen ato. Gjeorgjia bën pjesë në "unazën tjetër", tha Merkeli. Në dhjetë vitet e ardhshme rëndësi parësore do të ketë që të mbushet me jetë marrëveshja e Tregtisë së Lirë dhe marrëveshja e Asociimit. Në "fazën e ndërmjetme" duhet parë se sa ngushtë mund të bashkëpunohet, "pa folur gjithmonë menjëherë për një anëtarësi formale".
Të enjten, kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bahtadse pati theksuar synimin e vendit të tij për t'u bërë anëtar i BE dhe i NATO-s. Si në rastin e ish-republikave të tjera sovjetike, Rusia ka rezerva për këtë. Në vitin 2008 Rusia ndërhyri ushtarakisht dhe imponoi ndarjen nga Gjeorgjia të Osetisë Jugore dhe të Abkazisë. Për të premten, Kremlini kishte njoftuar mbajtjen e një takimi të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin me presidentët e rajoneve të pabindura Abkazi dhe Oseti Jugore. Si tema të vizitës së punës në Moskë u njoftuan ndër të tjera bashkëpunimi ekonomik dhe zhvillimi i rajoneve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...