Beograd: Kosova dhe Republika Serpska (nuk) janë të njëjta

E mërkurë, 29 August 2018 18:09

Në Serbi është shtuar numri i atyre që flasin për përkufizimin me Kosovën. Por edhe atyre që e ndërlidhin këtë çështje me fatin e Republikës Serpska në Bosnje-Hercegovinë.

Në Serbi ende po vazhdon dialogu i brendshëm politik për Kosovën, por një ide po pushton gjithnjë e më shumë vëmendjen e opinionit serb. Një numër i intelektualëve, insiston që çështja e Kosovës të ndërlidhet me fatin e Republikës Serpska. Ata thonë se nëse shqitparët në Kosovë kanë të drejtë për vetëvendosje, dhe mbi këtë bazë kërkojnë pavarësi të plotë, atëherë kjo e drejtë duhet t'u takojë edhe serbëve në Republikën Serpska. Mbështetësit e kësaj ideje thonë se pikërisht mbi bazat etnike është shkatërruar edhe ish-Jugosllavia dhe se gjendja në Ballkan nuk do të zgjidhet nëse parimi nuk vlen për të gjithë.

Një lloj kompensimi
Një qëndrim i tillë ende nuk ka mbizotëruar në opinion, sepse ende nuk është shprehur nga asnjë zyrtar politik nga koalicioni qeverisës në Serbi. Por po shtohet numri i atyre që e mbështesin këtë ide. Mendohet se ideja do të forcohet edhe më shumë, me afrimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq thotë, se Serbia në këtë proces nuk do t'i fitojë të gjitha, por do të përpiqet të fitojë diçka dhe të mos humbasë shumë. Ndaj insistimet në pavarësinë e Republikës Serpska shikohen si një lloj kompensimi për humbjen potenciale të Kosovës. Nga ana tjetër, këto pohime shikohen në disa qarqe si një lloj presioni ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila paralajmërohet nga komplikimet e mundshme me zgjidhjet ku Serbia do të ishte e pakënaqur.
Këtu duhen theksuar edhe shqetësimet në Bosnje-Hercegovinë, me mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Ata kanë frikë se kjo mund të hapë mundësinë e ndryshimit të kufijve edhe në vendet tjera të Ballkanit.
Qasja selektive
Historiani Çedomir Antiq thotë për DW se shumica e fuqive botërore kanë pasur qëndrime hipokrite ndaj krizës jugosllave, sepse 1.600.000 shqiptarëve në Kosovë u është dhënë e drejta e pavarësisë, ndërsa jo edhe 1.750.000 serëve që jetojnë jashtë Serbisë. Kjo ka hapur pobleme të mëdha në Ballkan.
„Dua t'ua kujtoj të gjithë atyre që i referohen Kushtetutës së RSFJ se serbët, në dallim prej shqitparëve, e kanë pasur statusin e kombit. Ndaj është tërësisht logjike që 1.100.000 serbë të Republikës Serpska të kenë të drejtat e njëjta sa edhe 1.600.000 shqiptarët e Kosovës. Të dy këta popuj duan të jenë të pavarur dhe të dy ata janë pjesë e shteteve ndërkombëtarisht të njohura. Por besoj se ky nuk është qëndrimi i Serbisë dhe se presidenti Vuçiq nuk do ta arrijë këtë qëllim", thotë Antiq.
Antiq thotë se Serbia nuk do të duhej të insistonte që ky problem të mos zgjerohet. Në këtë kuptim duhet të thotë: "Mirë, Serbia nuk kërkon të zgjerohet, Serbia nuk po kërkon pavarësinë e Republikës Serpska. Por kërkon të drejtën e vetëvendosjes, sepse nuk është e mundur që këtë të drejtë ta kenë vetëm sllovenët, kroatët, boshjakët apo malazezët, dhe kjo mbi bazat e kufijve të regjimit komunist. E Evropa moderne është ngritur mbi bazat e antikomunizmit", thotë Antiq.
Republika Serpska - fituesi rezervë
Mendoj se këto dy gjëra nuk duhet të ndërlidhen dhe se Kosova është rast më vete, thotë për DW, Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizim. „Bosnje-Hecegovina është vend i njohur ndëkombëtarisht, anëtare e OKB dhe nëse një entitet i saj i bashkohet Serbisë, Bosnje-Hercegovina do të shkatërrohej. Ne këtu po flasim për një vend sovran të krijuar sipas Marrëveshjes së Dejtonit, pas së cilës qëndrojnë fuqitë e mëdha. Shkatërrimi i saj mund të ketë pasoja të paparashikueshme", thotë Popov.
Çfarë mund të fitojë Serbia nëse ndërlidhen këto dy çështje - Kosova dhe Republika Serpska? Aleksandar Popov mendon se nuk mund të fitojë shumë. Popovi thotë se gjatë viteve të kaluara ka pasur shumë politikanë të cilët me qëllim forcimin e pozitës së tyre në negociatat me Kosovën e kanë përmendur bashkimin e Republikës Serpska."
„Por ky është një kërcënim me pushkë të zbrazur, sepse kjo është e pamundur të bëhet pa ndonjë konflikt ndërkombëtar. Republika Serpska nuk mund të ndahet nga Bosnje-Hercegovina pa mbështetjen e SHBA, e cila këtë vend e sheh si një model të mirë të përfundimit të luftës", thotë Popov.
Dërgimi i sinjaleve
Ekziston edhe një shpjegim tjetër për mundësinë e ndërlidhjes së këtyre çështjeve, e ai është se Serbia në këtë mënyrë po i dërgon sinjale bashkësisë ndërkombëtare, me shpresë se do t'i rishikojë edhe njëherë qëndrimet e veta për pavarësinë e Kosovës. Por ka edhe të tillë, si Mlladen Ivaniq, nga kryesia e Bosnje-Hercegovinës, që thonë se Serbia me ndërlidhjen e këtyre dy çështjeve heq dorë nga Republika Serpska, sepse nuk mund të thotë se "Kosova është Serbi, e në anën tjetër të kërkojë bashkim me Republika Serpska". Por Popov mendon se fjalën kryesore atje megjithatë e ka Millorad Dodiku.
Ndërsa Çedomir Antiq pohon se pala serbe duhet të insistojë në parimin: "Nëse një popull ka të drejtën e vetëvendosjes, këtë duhet ta ketë edhe populli tjetër. Pasi që serbët në Bosnje-Hercegovinë e kanë shtetin e vet, Republikën Serpska, e cila është e njohur ndërkombëtarisht, atëherë edhe serbët duhet ta kenë të drejtën e vetëvendosjes. Ndaj mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte mbajtja e një konference të madhe ndërkombëtare, ku do të hapeshin të gjitha çështjet dhe do të aplikoheshin parimet e njëjta për të gjithë Ballkanin".
Pavarsia nuk bën, e ndarja po?
Autoritetet e Serbisë nuk janë deklaruar ende zyrtarisht për këto ide dhe nuk i kanë ndërlidhur çështjen e Republika Serpska me Kosovën. Por Popov mendon se Vuçiqi e ka kuptuar se "ndërlidhja e këtyre dy çështjeve vetëm se e dëmton pozitën e Serbisë në negociatat me Kosovën". Ndërsa Antiq thotë se pyetja më e rëndësishme dhe vendimtare në këtë moment është: "Si mund ta kuptojë dikush Serbinë seriozisht kur ajo ka miratuar rreth 20 rezoluta dhe deklarata të ndryshme, ku thuhet se Kosova është Serbi dhe se ajo nuk e pranon ndarjen e Kosovës. E tani paraqitet ndonjë kryeministre, president apo ministër i Jashtëm dhe flet për përkufizimin dhe ndarjen, ndërkohë që njëkohësisht thonë se nuk e njohin pavarësinë e Kosovës". DW

Modifikuar më E mërkurë, 29 August 2018 18:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...