Asnjë vend, mes anëtarëve të OECD-së (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik), nuk ka një moshë më të vogël të pensionit se ajo që është në fuqi aktualisht në Rusi: 60 për burra, 55 për femra; një nivel që nuk u prek kurrë që nga koha e Stalinit.
Sot, në 66.4 për burrat dhe 77.2 për gratë , jetëgjatësia mesatare në Rusi është 71.9 vjet. Në vitin 2030 është llogaritur që numri i pensionistëve do të kalojë atë të popullsisë të punës, ku angazhimi financiar i shtetit është në rritje.
Prezantimi i thjeshtë i reformës solli si pasoja protesta që shpërthyen në të gjithë vendin dhe popullariteti i Vladimir Putin brenda 10 ditëve ka rënë nga 78 në 64 %, shkruan “Ilsole24ore”.
Pavarsisht që Putin kishtë deklaruar vazhdimisht që nuk do të rriste moshën e pensionit, të mërkurën ai u shfaq në televizion për të bindur njerëzit se reforma është e pashmangshme, ashtu sikurse rritja e moshës. Por për të “zbutur” këtë lëvizje të detyruar, Putin njoftoi ndryshimin e parashikimit duke paralajmëruar se rritja e moshës së daljes në pension për gratë nuk do të jetë 8 vite por 5 vite. Pra, grate do të dalin në pension në moshën 60 vjeçare dhe jo në moshën 63 vjeçare sikurse ishte planifikuar fillimisht.
Sipas Presidentit, falë reformës do të bëhet e mundur edhe rritja e nivelit të pensioneve me më shumë se 40% deri në fund të mandatit të tij.
A do të mjaftonte kjo dhe një pjesë e përfitimeve të tjera sociale për të ruajtur imazhin e mirë të Putinit?
“Bëji nder shtetit– shkruhej në një parrullë në protestë,-vdis përpara se të dalësh në pension!”
Marrë me shkurtime nga “Ilsole24ore”/Përshtati F.P/SCAN