Efekti Brexit, kompanitë e famshme japoneze zhvendosin zyrat qëndrore nga Britania

E Enjte, 30 August 2018 21:09

Panasonic do t’i largojë zyrat qendrore për Europën nga Britania dhe do t’i zhvendosë në Amsterdam, në mënyrë që të shmangë probleme të mundshme me taksat kur Britania të ketë dalë plotësisht nga BE.

Panasonic është vetëm një prej firmave të ndryshme ndërkombëtare që kanë vendosur të largojnë edhe vende pune nga Britania.

Shumë kompani financiare japoneze që i kishin zyrat qendrore për Europën në Londër, kanë deklaruar se do t’i zhvendosin në vende të tjera brenda BE-së.

Një nga arsyet që do ta bëjë Panasonic të zhvendoset, është se nëse Britania ul taksat për korporata të tilla, me qëllim që t’i mbajë aty, këto taksa mund t’u ngrihen në Japoni, për shkak se Britania do të konsiderohej si parajsë fiskale.

Zhvendosja e Panasonic mendohet të kryhet për 15 muaj. Megjithatë, Panasonic thotë se bizneset që kanë me Britaninë nuk do të ndikohen, pasi bëhet fjalë vetëm për zhvendosje të zyrave qendrore.

Në Britani ka rreth 800 kompani të tjera japoneze, të cilat kanë punësuar 100,000 persona. Mes tyre, firma si Nomura, Sumitomo Mitsui dhe Daiwa kanë deklaruar gjithashtu se do t’i zhvendosin zyrat qendrore në Londër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...