Turqia kërkon afrim me Evropën

Hënë, 03 September 2018 15:49

Në takimin e ministrave të Jashtëm në Vjenë qenë ftuar si kandidatë jo vetëm shtetet ballkanike, por natyrisht edhe Turqia. Qeveria e Ankarasë përpiqet dukshëm t'i përmirësojë marrëdhëniet me BE.

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur politikanët turq mbanin pas takimeve të BE, në të cilat qenë ftuar, konferenca shtypi që tërhiqnin vëmendjen. Në to ata ankoheshin me zë të lartë për mungesë mirëkuptimi dhe mbështetjeje nga ana e evropianëve, pas dështimit të përpjekjes për puç në Turqi. Krahasuar me ato konferenca shtypi, tonet në konferencën e ministrit të Jashtëm turk Mevlyt Cavusoglu këtë herë mund t'i cilësosh të kadifenjta. "Kemi një atmosferë pozitive, është përmirësuar", thotë ai. Por ai nuk harron as të përmendë se Turqia ka hequr së fundi edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe tani u është vënë zbatimit të reformave.

Në kërkim të afërisë me Evropën

Nuk ka dyshim, qeveria e Ankarasë kërkon afërinë me BE. Një afëri të re, të cilën Bashkimi Evropian megjithatë është i gatshëm ta lejojë vetëm me kushte të caktuara: ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas kërkoi në takimin në Vjenë konkretisht lirimin e shtatë gjermanëve, që mbahen si të burgosur politikë në burgjet e Turqisë. "Këto raste duhet të zgjidhen. Ky do të ishte një hap për normalizimin e raportit me Gjermaninë dhe me BE", u shpreh Maas.

Heiko Maas do të vizitojë javën e ardhshme Turqinë. Në fund të shtatorit, Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan do të vijë pastaj në Gjermani. Arrestimi i gazetarëve dhe i kritikëve të qeverisë, edhe fakti që Presidenti i Turqisë Erdogan e pajisi veten me më shumë pushtet, me anë të një referendumi të kontestueshëm kushtetues, e rriti distancën e Turqisë nga BE. Por kohët e fundit Erdogani ka hequr dorë në një masë të madhe nga retorika e tij kundër BE. "Ne shohim që në aspektin ekonomik ka rënie në Turqi. Turqia ka nevojë për Evropën".
Të hapen burgjet"

Kjo është diagnoza që bën ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Monedha turke ka shënuar rënie të mëdha muajt e fundit. Këtë e nxiti grindja me Uashingtonin. Por ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e kundërshton që vendi i tij po e rizbulon BE për këtë shkak. "Ne duam t'i normalizojmë marrëdhëniet tona me të gjithë. Jo vetëm sepse kemi një problem me SHBA. SHBA nuk kanë aktualisht vetëm me Turqinë një problem, por thuajse me çdo shtet të BE".

E sigurtë është që Turqia është kaq e varur nga BE, sa nga asnjë partner tjetër i kësaj bote. Por aktualisht bisedimet për heqjen e barrierave doganore janë bllokuar, gjë të cilën e kërkon Ankaraja. Jo vetëm qeveria gjermane, por edhe shtete të tjera të BE e paralajmërojnë qeverinë e Erdoganit që të ndryshojë kursin në çështjen e të drejtave të njeriut. "Që thjesht të hapen dyert e burgjeve", kërkon Jean Asselborn. Me hapjen e dyerve të burgjeve, Turqia do t'i hapë vetes edhe mundësi të reja, sipas tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...