Një tërmet i fortë me magnitudë 4.6 u ndje mëngjesin e sotëm në Portugali. Lëkundjet goditën zonat veriore dhe qëndrore.
Instituti portugez i Detit dhe Atmosferës konfirmoi se tërmeti 4.6 ballë e kishte epiqendrën në det në një thellësi prej 28 kilometra nën tokë, rreth 130 kilometra nga bregdeti i Peniche.
Një tërmet i dytë më i vogël me magnitudë 3.1 pasoi lëkundjet e para. Autoritetet portugeze thonë se nuk ka të lënduar dhe dëme materiale. Lëkundjet sizmike tmerruan pushuesit e shumtë. Në rrjetet sociale ata shkruanin se tërmeti tronditi hotelin ku ata qëndronin.