Ky është bilanci i deritanishëm nga shembja e një ure në Kalkuta në Indi.
Ura e Majherhat ishte riparuar muajin e kaluar brenda tre ditëve, ndërsa është shembur sot rreth orës 16:45 në pikun e lëvizjes, raporton Mirror.
Në pamje duket pjesa e shkëputur e cila arrin afërsisht një gjatësi prej 100 metrash, me dhjetëra të bllokuar e të plagosur, të cilët mund të ndikojnë në rritjen e numrit të viktimave.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e mjekëve, si dhe zjarrfikësit për të ndihmuar të plagosurit e për të shpëtuar të bllokuarit.
Ura qëndronte mbi disa shina hekurudhore në Alipur, një nga zonat më të vjetra të qytetit, e rrethuar nga ndërtesa gjysmë të ndërtuara, skela dhe shtylla.