Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, Manfred Weber do të bëhet president i ri i Komisionit Europian. Negociatori i Brexit, Michel Barnier e ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb janë konkurrentët.
Europaarlamentari gjerman i Partisë Kristiansociale, CSU, Manfred Weber dëshiron të bëhet presidenti i ri i Komisionit Europian dhe pasues i Jean-Claude Junckerit. Ai do të paraqitet si kandidati kryesor i partive popullore europiane në zgjedhjet e BE në vitin e ardhshëm, deklaroi Manfred Weber të mërkurën në Twitter.
Afati i kandidaturave për zgjedhjet në BE është vendosur deri më 17 tetor, ndërsa partitë popullore europiane do të vendosin për kandidatin e tyre më 7 dhe 8 nëntor. Si konkurrentë të Weberit konsiderohen, kryenegociatori i Brexit, Michel Barnier dhe ish-kryeministri finlandez, Alexander Stubb. DW
la/afp, dpa