Amerika shënon përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

Tuesday, 11 September 2018 15:53

Amerikanët shënuan sot 17 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 që lanë afro 3 mijë veta në New York, Virginia dhe Pennsylvania.

Presidenti Donald Trump, do të marrë pjesë në një ceremoni përkujtimore në Shanksville të Pennsylvania, afër vendit ku ishte rrëzuar avioni i United Airlines, pasi që udhëtarët morën kontrollin nga terroristët e lidhur me al-Qaidan që e kishin rrëmbyer avionin.
Në deklaratën vjetore presidenciale që e shpalli 11 shtatorin si Ditën e Patriotit, presidenti Trump tha se "aktet e liga" nuk e rrënuan shpirtin e vendit apo angazhimin e tij ndaj lirisë.
"Ne jemi mbledhur, për të kujtuar këtë të vërtetë të përjetshme: kur Amerika është e bashkuar, asnjë forcë në tokë nuk mund të na ndajë, vlerat tona janë të qëndrueshme, populli ynë lulëzon, kombi ynë triumfon dhe kujtimi për të dashurit tanë nuk shuhet kurrë", tha ai.
Në Washington, nënpresidenti Mike Pence, merr pjesë në një ceremoni në Pentagon për familjet e atyre që u vranë kur avioni i rrëmbyer u përplas mbi ndërtesë.
Në New York, qindra të mbijetuar dhe familjarë të të vrarëve do të mblidhen në zonën e njohur si ‘Ground Zero’, ku ngriheshin kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë, para se dy avionët e rrëmbyer t'i rrënonin ato.

Rrëmbimet ishin kryer nga 19 burra të lidhur me al-Qaidan. Sulmi më vdekjeprurës në truallin amerikan që nga ai i Pearl Harborit në vitin 1944, e ndryshoi përgjithmonë perceptimin amerikan për sigurinë dhe nxiti presidentin e atëhershëm, George W. Bush, të shpallë luftën kundër terrorizmit dhe të pushtojë Afganistanin.
Pothuajse dy dekada më vonë, përvjetori mbetet një kujtim i dhimbshëm për familjet e atyre që kanë humbur jetën.
I biri i Mary Fetchetir, Bradi, punonte ne kullën jugore në Qendrës Botërore të Tregtisë, kur u përplas avioni i parë.
"Djali im e mori burrin në telefon për t'i thënë se është mirë dhe për t'i kujtuar se është në kullën e dytë", i tha Fetchet, Zërit të Amerikës.
Pasi burri i saj e thirri atë në punë për t'i treguar se Bradi ishte gjallë, Fetchet hyri në ndërtesën fqinje. Ndërsa ajo po hynte, pa avionin e dytë që goditi kullën tjetër në televizion.
"Natyrisht unë po shpresoja, duke u përpjekur llogaris se ku ishte ai në ndërtesë, dhe nëse kishte në fakt kohë ndërmjet telefonatës me burrin dhe përplasjes së avionit, të jetë nën pikën goditëse të tij", tha ajo.
Zonja Fetchet thotë se kishte shkuar në shtëpi me shpresë për një telefonatë nga i biri, që nuk telefonoi kurrë. Nga fundi i muajit shtator ajo kishte mbajtur ceremoninë përkujtimore për të birin.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...