×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Juncker: Të jemi të bashkuar për Ballkanin Perëndimor

E mërkurë, 12 September 2018 17:58

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, i bëri thirrje të mërkurën Bashkimit Evropian që të jetë i bashkuar sa i përket Ballkanit Perëndimor, për te penguar ndërhyrjet e faktorëve të tjerë në rajon.

Ai i bëri këto komente gjatë fjalimit vjetor mbi gjendjen e Bashkimit Evropian në Parlamentin Evropian.
"Duhet të jemi bashkë kur flitet për Ballkanin Perëndimor, njëherë e përgjithmonë. Nëse nuk e bëjmë, atëherë ky rajon fqinj i afërt me ne do të formësohet nga të tjerët", tha presidenti Juncker.
Gjashte vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina, aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian.

Zyrtarë të lartë evropianë u kanë bërë thirrje disa herë gjatë këtij viti vendeve të rajonit që të përfitojnë nga përpjekjet e reja të Bashkimit Evropian për një qasje ndryshe ndaj rajonit të trazuar për shkak të rritjes së ndikimit rus, krizës së emigracionit, rrëshqitjes së Turqisë drejt autoritarizmit dhe synimit për të forcuar integrimin evropian pas largimit të Britanisë vitin e ardhshëm.
Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali i Zi shihen si të parat në procesin e integrimeve. Bashkimi Evropian është shprehur në favor të hapjes së bisedimeve për anëtarësim më Shqipërinë, por duke e shtyrë vendimin për qershorin e viti të ardhshëm, në pritje të përparimeve të mëtejshme të vendit veçanërisht, lidhur me reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po në qershor të vitit të ardhshëm pritet hapja e negociatave me Maqedoninë, nëse ajo miraton ndryshimin e emrit të saj kushtetues në Republika e Maqedonisë Veriore, sipas marrëveshjes së arritur me Greqinë.
Kosova mbetet e fundit në proceset integruese. Në të gjitha proceset ajo përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej, pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj që kundërshtohet nga Beogradi me të cilin Prishtina është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve - kusht për të dyja palët për integrimet evropiane.
Juncker kërkon që BE-ja të shtrëngojë muskujt si fuqi botërore
Presidenti Juncker, tha se Komisioni do të jetë i ashpër ndaj vendeve të Bashkimit Evropian që nuk respektojnë sundimin e ligjit, mes shqetësimesh se Polonia dhe Hungaria nuk respektojnë parime demokratike të Bashkimit Evropian.
Gjatë fjalimit vjetor ai tha se neni i 7-të Bashkimit Evropian, një proces që mund të çojë në sanksione siç është pezullimi i të drejtës së votës në Këshillin Evropian, duhet të zbatohet sa herë që kërcënohet sundimi i ligjit.
Presidenti, Juncker i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të shtrëngojë muskujt si një fuqi botërore, duke thënë se marrëveshja që arriti me presidentin amerikan, Donald Trump, për të shmangur një luftë transatlantike tregtare nuk ishte "kurrfarë befasie", pasi ai foli në emër të një Evrope të bashkuar.

Duke vënë në dukje pikëpyetjet e shumë vendeve lidhur me rolin e Uashingtonit si udhëheqës ekonomik botëror, ish-kryeministri i Luksemburgut, mbrojti idenë që Euroja duhet ta sfidojë dollarin si monedhën udhëheqëse në botë, duke e quajtur 'absurd' faktin se BE-ja paguan për shumicën e energjisë së saj në monedhë amerikane, edhe pse e ble atë kryesisht nga Rusia dhe vendet e Gjirit. Ai tha se kompanitë ajrore duhet gjithashtu të blejnë avionë në euro, e jo në dollarë.
Zoti Juncker, i cili po hyn në vitin e fundit si president i Komisionit Evropian, tha se BE-ja duhet të ofrojë marrëveshje të tregtisë së lirë me gjithë kontinentin afrikan, dhe një aleancë investimesh.
Ai propozoi forcimin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian me 10 mijë trupa për të penguar migruesit ekonomikë që kanë nxitur nacionalizmat kundër BE-së.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...