×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ambasadori i SHBA, Scott: Duam t'u japim hapësirë Prishtinës e Beogradit për zgjidhje "krijuese"

E mërkurë, 19 September 2018 17:52

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara duan t'u japin Beogradit e Prishtinës hapësirën e duhur për të kërkuar një zgjidhje "krijuese", që do të jetë e qëndrueshme, e zbatueshme dhe do të çojë përpara sigurinë.

Ai i bëri këto komente gjatë një konference mbi "sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Serbi" të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme me seli në Beograd.

Ambasadori Scott tha se bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian po hyjnë në një periudhë të ngjeshur dhe se presidentët e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kërkim të një zgjidhjeje paqësore dhe Amerika mbështetet në zgjuarsinë e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Ambasadori Scott tha se këto bisedime, bashkë me çështjen e emrit të Maqedonisë dhe gjendjes në Bosnjës janë tri "çështjet thelbësore në rajon.

"Qytetarët dhe qeveritë e rajonit, mund të kontrollojnë të ardhmen e tyre dhe të vendosin që të largohen nga ndarjet dhe t'i kthehen bashkëpunimit, përparimit dhe sigurisë", tha ai duke shfaqur besimin për një "zgjidhje të pranueshme dhe afatgjatë" të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka hyrë në vitin e 11-të pavarësisë së saj që kundërshtohet nga Serbia. Të dyja palët janë përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane dhe në kërkim të një marrëveshjeje janë hedhur ide që përfshijnë edhe ndryshim kufijsh.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ngulë këmbë për idenë e tij për korrigjimin e kufirit, që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë me Kosovën. Ideja e tij kundërshtohet ashpër nga opozita në Kosovë, por edhe një pjesë e partive të koalicionit qeverisës. Madje lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar edhe protesta kundër tij.

Kryetari i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, shkroi të mërkurën se përdorimi i shprehjeve si "këmbim territoresh", "korrigjim i kufirit" dhe "kompromis i dhimbshëm", vetëm sa e kanë trimëruar Serbinë në pretendimet e saj ndaj Kosovës. Nuk është çudi që Vuçiç sërish e konsideron (Slobodan) Millosheviçin një udhëheqës të madh".

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka shpallur politikë të tij vënien e kufijve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve që nënkupton ndarjen tokësore të Kosovës.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha të mërkurën se "ideja e vënies së kufijve" është e vetmja ide konkrete dhe Serbia doli me të "pasi që Shtetet e Bashkuara, Rusia, Italia, Franca dhe Bashkimi Evropian, kanë ndryshuar qëndrimin dhe kërkojnë një zgjidhje paqësore për Kosovën".

Debatet rreth marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfshijnë edhe dallimet e shfaqura në komunitetin ndërkombëtarë, një pjesë që kundërshton ndryshimin e kufijve dhe një pjesë tjetër që do të pranojë çdo marrëveshje që nuk destabilizon vendet e Ballkanit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...