Samiti i BE: Europianët grinden për Brexit dhe refugjatët

E Enjte, 20 September 2018 10:11

Kancelarja Angela Merkel kërkon respekt e bashkëpunim për realizimin e Brexit, në një kohë që kryeministrja britanike, Theresa May kërkon më shumë lëshime nga europianët.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dëshiron respekt të dyanshëm për realizimin e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe një atmosferë të mirë. Ajo kërkon shumë për një temë të shoqëruar kaq me debate. Megjithëse negociatorët shprehen me diplomaci, por ka zëra se edhe mes Michel Barnier, negociator i BE dhe negociatorit britanik ka grindje. Ndërsa në Britaninë e Madhe, ministri për Brexit, Dominic Raab i sulmon ashpër pozicionet e BE.

Por Merkel në samitin e BE në Salzburg kërkon të flitet për arritjet pozitive. "Në disa sektorë është e mundur një bashkëpunim i mirë." Ajo përmend temën e sigurisë, ku palët janë të një mendimi. Por atë që nuk përmend Merkel janë marrëdhëniet ekonomike. Kryeministrja britanike, Theresa May kërkon një treg të brendshëm për mallrat, të cilën BE nuk e pranon.
Apel për 27 vendet anëtare

Para darkës së përbashkët ditën e mërkurë me krerët e shteteve dhe qeverive (20.09), Theresa May iu drejtua me një apel vendeve anëtare. Qeveria e saj ka bërë progres në pozicionet e saj, tani është radha e BE, tha ajo. "Jam optimiste, se me vullnet të mirë dhe angazhim do të (mund) të arrijmë të përmbyllim një marrëveshje, të mirë për të dyja palët."

Më problematike paraqitet çështja e kufirit irlandez. Barnier kërkon të paraqesë propozime të reja, sipas të cilave do mund të zhvillohen kontrollet e mallrave në portet e largëta apo përmes regjistrimit teknik. Londra nuk e pranon edhe teorikisht vendosjen e një kufiri në hapësirat ujore irlandeze.

Afati kohor është i qartë: Në mes të nëntorit duhet të zhvillohet samiti përfundimtar për Brexit. Qeveria britanike ka edhe 6 javë kohë për të sqaruar pozicionet e saj.
Lërini lojërat!

Ndërkohë kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk përpiqet të bindë krerët e BE-së për çështjen e migracionit. Në këtë vit nuk kanë ardhur as 100.000 migrantë në BE. "Kjo është më pak se para krizës së refugjatëve." Prandaj vendet anëtare duhet të përqëndrohen tek zgjidhja e problemeve aktuale me migrantët. Nuk duhet të ndahemi në ata që duan një zgjidhje dhe ata "që e përdorin situatën për lojëra politike."

Për të ndalur migrimin nga Deti Mesdhe dhe punën e bandave të trafikantëve, kancelari austriak, Sebastian Kurz kërkon forcimin e Agjencisë së BE për Mbrojtjen e Kufijve Frontex. Komisioni Europian ka bërë një propozim se si do të financohen 10.000 punonjës të policisë që do të punojnë për Frontex për të siguruar kufijtë e jashtëm të BE. Por Kurz pranoi se Italia, Greqia dhe Spanja kanë rezerva për shkak se i tremben kufizimit të sovranitetit. Edhe Viktor Orban, kryeministri hungarez mjaft i komentuar në Europë nuk i përkrah shumë planet për forcimin e Frontex-it. "Kjo është puna jonë", nuk kemi nevojë për ndihmë nga Frontex, tha Orban. Barbara Wesel DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...