Prapë në rrezik koalicioni në Gjermani?

Premte, 21 September 2018 09:12

Pas largimit nga posti, por me ngritje në detyrë të kreut Mbrojtjes Kushtetuese gjermane, Hans-Georg Maaßen, rriten zërat që kërkojnë nga Partia Socialdemokrate, pjesë e koalicionit të mos e pranojë këtë zgjidhje.

Koalicioni gjerman i Partisë Kristiandemokrate, CDU, asaj Kristiansociale CSU dhe Partisë Socialdemokrate para tre ditësh (18.09) ra në ujdi që Hans Georg Maaßen, presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, një shërbim sekret gjerman që vëzhgon ruajtjen e Kushtetutës, të largohet nga posti. Shkak u bënë deklaratat e tij mbi trazirat e ekstremistëve të djathtë, se nuk ka pasur gjueti ndaj të huajve dhe vënia në dyshim e vërtetësisë së një videoje, ku ekstremistë sulmojnë të huajt. SPD ishte partia që kërkoi largimin e Maaßen nga posti.
Reagimet socialdemokrate
Por ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili fillimisht e mbrojti vartësin e tij, pas konsultimeve në koalicion e mori atë në ministri. Koalicioni ra dakord që Hans-Georg Maaßen të largohet nga posti, por të bëhet Sekretar Shteti në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, pranë Horst Seehoferit, një post më lart, dhe që paguhet më mirë.
Reagimet tek socialdemokratët ishin shumë të ashpra. Rritja e presionit brenda SPD-së bëri që kryetarja e partisë, Andrea Nahles të reagojë të enjten. Ajo nuk e vuri në diskutim vazhdimësinë e koalicionit. Por tha se "ka zëra të veçantë që kanë ngritur fort zërin" në partinë e saj. Diskutimet në SPD do të vazhdojnë, tha ajo, optimiste se do të gjendet një linjë e përbashkët. Nahles pranoi që debati për Maaßen e ka futur në vështirësi të mëdha koalicionin qeverisës në Gjermani.
Ndërsa kryetarja e degës së SPD-së në Bavari, Natascha Köhnen kërkoi ndalimin e ngritjes në detyrë të Hans-Georg Maaßenit. "Nuk bëhet fjalë për koalicionin, por për çështjen Maaßen", tha ajo. Lidhur me qëndrimin e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer, Kohnen tha se "ky njeri  po humb çdo lloj mase. Ai po e çon vendin në krizë shtetërore."
Rreziku i prishjes së koalicionit
Kundër ngritjes në detyrë të Hans-Georg Maaßenit u shprehën disa socialdemokratë, madje edhe me çmimin e prishjes së koalicionit me Unionin. Simone Lange, kryetare bashkie në Flensburg,m SPD theksoi për radion gjermane, NDR se "nëse kjo do të thotë, se koalicioni nuk është më rezistues, atëherë është kështu". Edhe kreu i të rinjve socialdemokratë, Kevin Kühnert është kundër ujdisë së arritur në koalicion për Maaßenin dhe shpreson që ngritja e tij në detyrë të ndalet.
Kryetarja e Partisë Socialdemokrate, Andrea Nahles tha të enjten në ZDF, se ajo e kupton "që njerëzit janë të zemëruar." Por Nahles theksoi, se për një shkak të një vendimi personeli nuk do ta rrezikojë thyerjen e koalicionit dhe zgjedhje të reja. Edhe Sekretarja e Përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer i kupton reagimet për ujdinë e arritur për Maaßen. Në një E -Mail dejtuar anëtarëve të CDU-së ajo shkruan se për shkak të grindjes për Maaßen "rreziku i prishjes së koalicionit ishte mjaft konkret në tryezë."
Edhe mes gjermanëve vendimi për kalimin e Maaßenit nga Mbrojtja Kushtetuese në Sekretar shteti në Ministrinë e Brendshme nuk përkrahet. Vetem 10% e gjermanëve janë dakord me një vendim të tillë, sipas sondazhit Insa të publikuar nga "Bild." la/(afp, dpa rtr)

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...