×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Zvicra mban referendum, qytetarët votojnë për cilësinë e ushqimit

Diel, 23 September 2018 14:28

Në Zvicër cilësia e ushqimit duket të jetë problem shqetësues këtë kohë.

Kjo pasi qytetarët zviceranë sot iu janë drejtuar kutive të votimit, në referendumin e thirrur për të mbrojtur ushqimin cilësor.

Ky referendum vjen si pasojë e disa skandaleve të ndodhura në vitet e fundit mbi cilësinë e mishit apo produkteve të tjera, duke reflektuar interesin në rritje të konsumatorëve sesi prodhohet ushqimi.

Sistemi i demokracisë së drejtpërdrejtë të Zvicrës do të thotë që aktivistët thjesht duhet të mbledhin 100,000 firma, për të siguruar një votim mbarëkombëtar për një çështje politike.

Propozimi i parë, i quajtur ”fair food” kërkon më shumë mbështetje nga qeveria për produkte të qëndrueshme dhe miqësore ndaj kafshëve, si edhe etiketa më të detajuara në mënyrë që konsumatorët të dinë se çfarë po konsumojnë.

Propozimi i dytë, i quajtur ”sovraniteti ushqimor” shkon edhe më tej duke bërë thirrje për mbështetje shumë më të madhe shtetërore për fermat familjare lokale, për tarifat më të larta për importin e ushqimit dhe ndalimin e prodhimeve të huaja që nuk plotësojnë standardet zvicerane.

Zvicra është më së shumti shoqëri urbane, por bujqësia është një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj kulturor, e cila sipas iniciatorëve është e kërcënuar nga importet e ushqimit të lirë që dëmton standardet e larta zvicerane.

Kundërshtarët, përfshirë qeverinë zvicerane, besojnë se miratimi i këtyre kërkesave do të çojë në rritjen e burokracisë dhe kostove, dhe do të sjellë vendin në konflikt me marrëveshjet ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...