Valë protestash para zgjedhjeve në Bosnjë-Hercegovinë

Tuesday, 25 September 2018 09:38

Vdekja e një 21 vjeçari ka bashkuar etnitë në Bosnjë-Hercegovinë. Nën moton "Drejtësi për Davidin" prej muajsh dhjetra mijëra vetë protestojnë për zbardhjen e vdekjes së tij. Vendi ndodhet para zgjedhjeve parlamentare.

Në mars David Dragicevic u gjet i vdekur në një lumë në Banja Lukë. Vdekje e shkaktuar vet prej përdorimit të drogës, tha policia. Por babai i tij Davor Dragicevic thotë, se kjo është një gënjeshtër, pasi djali i tij ka vdekur si pasojë e keqtrajtimit nga policia, Ai thotë, se autoritetet duan ta mbulojnë të vërtetën. Ajo beson, se djalin ia kanë vrarë, pavarësisht se çfarë thonë të tjerët. Të tjerët janë policia, prokuroria dhe politika në Banja Lukë, kryeqyteti i Republika Serpka në veri të Bosnjes. „Unë dua të di përse ata pretedojnë që Davidi ka qenë i varur prej drogës, që ai ka qenë hajdut, që ai ka kryer vetëvrasje, unë nuk u besoj atyre për sa thonë për djalin tim", thotë nëna e Davidit, Suzana Radanovic.

Për prindërit 21-vjeçari është viktimë e mafies në Republika Serpska. Ndaj policia dhe prokuroria nuk kanë interes, që ta zbardhin vdekjen e tij, thotë i ati i Davidit dhe akuzon: „Ministri i Brendshëm Lukac, ti dhe të tutë, ju e keni vrarë djalin tim dhe doni ta mbani të fshehtë, këtë unë e di shumë mirë."

Davor Dragicevic na merr me vete deri tek ura e Crkvena, ku është gjetur djali i tij. Gjashtë ditë pasi ishte zhdukur më 17 mars 2018, u shfaq këtu trupi i pajetë i Davidit. Autoritetet thonë, se Davidi ka marrë drogë, përpara vdekjes kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi, është rrëzuar në lumë dhe është mbytur.

Por fotografitë e mjekut ligjor dëshmojnë, që Davidi ka në trup disa shenja plagësh, që mund të jenë shkaktuar vetëm prej rrahjes. Babi i Davidit konstaton në to një dëshmi për vrasje të qëllimshme. „Në dosjen hetimore ka shumë të dhëna kontradiktore. Nuk është e mundur që kufoma të ketë qendruar gjashtë ditë në ujë. Ne çdo ditë kemi kaluar këtej për ta kërkuar atë."

Policia dhe autoritetet në Banja Lukë e shohin ndryshe. Ato mbrojnë teorinë e një vetëvrasjeje tragjike. Kërkesa e përsëritur për intervistë prej nesh është refuzuar, me argumentin, se gjatë hetimeve partimisht nuk jepet informacion.

Davidi meriton drejtësi

Davor Dragicevic ia ka dalë, që të themelojë një lëvizje masive, e cila në emër të djalit të tij proteston kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe arrogancës së të pushtetshmëve. 300.000 vetë ndjekin faqen e Facebook-ut "Drejtësi për Davidin". Protestë gjithëpërfshirëse disa javë para zgjedhjeve parlamentare, se cilës po i bashkohen gjithnjë e më shumë pjesëmarrës, fillimisht në Republika Srbska e ma pas në të gjithë Bosnjën.

Rasti David Dragicevic është kthyer në simbol. Simbol i njerëzve, që e kanë humbur besimin tek institucionet shtetërore. Prej muajsh ata demonstrojnë çdo ditë për zbardhjen e plotë të vdekjes së Davidit. „Drejtësi për Davidin! Drejtësi!", është slogani i tyre.

Njerëzit në Banja Lukë më së shumti i indinjon heshtja. Policia dhe prokuroria duhet të mos vazhdojnë të mbulojnë kriminelët. Ndaj ata vazhdojnë të demonstrojnë.

Bosnjë-Hercegovina konsiderohet si një shtet i dështuar në mes të Europës. Që prej Marrëveshjes së Dejtonit ky vend është i ndarë në tri etni, pothuajse i shpërbërë në federatën boshnjake të përbërë nga myslimanë, kroatë dhe Republika Srbska.

Vazhdimisht pjestarët e familjes së Davidit i kërcënojnë - para dy javësh një gazetar, që investiogn në rastin e Davidit e rrahën brutalisht. Mos vallë ai u ishte afruar shumë dorasve? Gazetari Vladimir Kovacevic thotë, se: „Nëse sulmi vërtetë ka pasur të bëjë me raportimin për David Dragicevic dhe protestat, atëherë kjo është një përpjekje, që televizioni boshnjak dhe gazetarët, që raportojnë këtu të dëbohen."

Ndërkohë ndonëse nuk ka më kaq shumë protestues sa në fillim të protestave në Banja Lukë, megjithatë çdo ditë mblidhen disa qindra vetë. Më 7 tetor në mbarë vendin zhvillohen zgjedhjet parlamentare. Deri atëherë, presioni në rrugë do të rritet sërish, aq sa pala zyrtare duhet ta thyejë heshtjen. Nëna dhe babai i Davidit, Suzana Radicevic thotë, se "ne kemi sigurar dëshmi nga regjistrimet e kamerave të sigurisë - policia nuk ka ndërmarrë asgjë, kjo flet shumë se sa keq është situata këtu."

Davidi meriton drejtësi, këtë e thotë ndërkaq e gjithë Bosnja.

Login to post comments