Kompania e njohur Apple konfirmoi se po blinte Shazamin, aplikacionin e identifikimit të këngëve dhe ekipin e tij të zhvillimit për 400 milionë dollarë dhjetorin e kaluar.
Blerja u pezullua përkohësisht, për shkak të një hetimi nga Bashkimi Europian, por gjithçka u zyrtarizua në shtator të këtij viti.
Apple ka njoftuar se do të heqë së shpejti të gjitha reklamat nga aplikacioni, një lajm shumë i mirë ky për përdoruesit.
Shazam është shkarkuar mbi 1 miliard herë dhe është përdorur mbi 20 milionë herë çdo ditë, sipas njoftimit për shtyp të Applet.
Aplikacioni ka qenë në dispozicion që nga fillimet e App Store dhe ishte një nga demot më të hershme të asaj që mund të bënte një aplikacion celular.