Gjermania planifikon masa të reja automjetet – Alternativat e propozuara për ndotjen

Premte, 28 September 2018 15:36

Qeveria gjermane po përgatit një paketë të reja masash të kushtueshme për të reduktuar ndotjen nga automjetet diesel. Kancelarja Angela Merkel është nën presion të vazhdueshëm për të gjetur një zgjidhje ndaj niveleve të larta të smogut, të cilat kanë detyruar qytete si Shtutgarti dhe Frankfurti të vendosin ndalime ndaj makinave.

Masat e marra vitin e kaluar përfshinë përmirësimin e softuerit për sistemet e emetimit, si dhe nxitje për shitjen e modeleve të vjetra me naftë.

Megjithatë këto kanë qenë të pamjaftueshme, ndaj Merkel po përgatit një plan të ri së bashku me ministrat e saj të transportit, financave, ekonomisë dhe mjedisit.

“Mënyra më e shpejtë dhe më e mirë në përgjithësi është të zëvendësojmë flotën e vjetër me një të re. Gjithashtu mund të detyrojmë shtimin e disa pjesëve tek disa lloje makinash. Nëse dhe kur kjo do të ndodhë, ne besojmë se klientët nuk duhet të paguajnë për këtë gjë”, deklaroi kancelarja Merkel.

Prodhuesit e automjeteve pritet të bien dakord me propozimin e qeverisë, për shkak se duan të evitojnë me çdo kusht ndalimet e qarkullimit ndaj makinave diesel.

Tre opsionet kryesore janë:

Incentiva për zëvendësimin e makinave të vjetra me të reja

Ky është plani i preferuar nga prodhuesit, për shkak se merret me problemin e ndotjes duke reklamuar shitjen e modeleve të reja. Megjithatë incentivat duhet të jenë mjaft bujare që ky plan të jetë efikas. Vitin e kaluar, prodhues si BMW ofruan 2 mijë euro rimbursim për blerjen e një makine të re.

Modifikimi i pjesëve

Disa politikanë, si ministri i Mjedisit Schulze, kërkojnë nga prodhuesit të instalojnë pjesë të reja si serbatorë për urea, e cila neutralizon oksidin e nitrogjenit. Edhe pse kjo do të reduktonte ndotjen në rrugë, zhvillimi dhe instalimi i kësaj pajisjeje mund të jetë i komplikuar dhe kërkon kohë. Prodhuesit dhe ministri i Transportit paralajmërojnë se kostot mund të arrijnë nga 1400 deri në 3300 euro për makinë.

Blerja mbrapsht

Qeveria po konsideron të lejojë klientët të kthejnë një makinë diesel të vjetër për vlerën e saj në treg plus një bonus. Ky është edhe skenari më i keq për prodhuesit e automjeteve, pasi klientët mund të përdorin këto para për të blerë një makinë të një marke tjetër, apo t’i fusin paratë në xhep dhe të marrin autobusin. Kjo ka dhe më pak gjasa të ndodhë, për shkak se do të haste rezistencë nga prodhuesit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...