×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Parisi ‘përmbytet’ nga minjtë

Hënë, 01 October 2018 17:13

Kryeqyteti i Francës është i përmbytur me minjtë, dhe qytetarët po fajësojnë kryetaren e bashkisë Anne Hidalgo për këtë.

Kundërshtarët e kryebashkiakut nga radhët e socialistëve përdorin minjtë me qëllim që të sulmojnë ata që i kushtojnë më shumë vëmendje aktivistëve të mbrojtjes së kafshëve sesa higjienës publike.

Minjtë kanë qenë pjesë e peizazhit parisien që nga kohërat e lashta, dhe shkrimtari Victor Hugo shkroi rreth tyre në librin "Njerëzit e mjerë", dhe gjithashtu u shfaq edhe një film i Disney.

Numri i minjve në rrugët e Parisit çoi në shpërblimin e atyre që projektuan teknikën më të mirë për zhdukjen e tyre në Paris në vitin 1901 dhe më shumë se një e treta e popullsisë parisiene mesjetare vuajtën nga kolera, shkruan portali Politiko.

Në video xhirimet e lansuara në internet nga banorët e Parisit shihen minjtë në kopshte dhe kontejner për hedhurina përgjatë lumit Sena.

New York Times shkruante në vitin 2016 se Parisi ishte përballur me krizën më të madhe me minj dekadave të fundit, por zyrtarë lokalë thonë se numri i tyre është rritur dhe për këtë arsye janë ndarë 1,5 milion euro në shtator 2017 për parandalimin e përhapjes së tyre.

Login to post comments