Një panair ndërkombëtar i industrisë hallall po përgatitet të hapë dyert e tij në kryeqytetin e Bosnje Hercegovinës nga data 27 deri në 29 shtator. Panairi Hallall i Sarajevës (SHF) do të presë rreth 100 pjesëmarrës nga 30 vende.
Pjesëmarrësit nga vendet e Ballkanit, duke përfshirë Serbinë, Slloveninë dhe Shqipërinë, si dhe nga Turqia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Malajzia dhe vendet e BE-së do të prezantojnë produktet ushqimore hallall në panairin 3-ditor.
Kreu i Agjencisë për Certifikimin e Cilësisë Hallall në Bosnje Hercegovinë, Damir Alihodzic tha se ky panair ka një rëndësi të veçantë si për konsumatorët, ashtu edhe për prodhuesit në vendet e tjera.
“Prodhuesit hallall të ushqimit do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet e tyre këtu dhe kjo do të jetë e dobishme për konsumatorët dhe prodhuesit e vendeve të tjera”, u shpreh ai.
Në Bosnje Hercegovinë janë rreth 90 firma që kanë certifikatat ushqimore hallall, ndërsa në rajon numërohen më shumë se 130 prodhues dhe mbi 7000 produkte të certifikuara hallall.