Italia sfidon kërcënimet e BE-së: Nuk ka kthim pas për buxhetin

E mërkurë, 03 October 2018 09:02

Italia sfidoi presionin nga Brukseli dhe partnerët e saj të zonës euro të martën, për të hedhur poshtë planet ambicioze të buxhetit, duke kërcënuar se do të padisë zyrtarët e BE-së, që ishin fajësuar për një thellim të krizës në tregjet financiare të Romës.

 

“Ne nuk do të tërhiqemi nga objektivi prej 2.4 për qind. Nuk do të kthehemi pas, as edhe një milimetër”, tha në radio RTL Luigi Di Maio, zëvendëskryeministër dhe kreu i Lëvizjes anti-establishmentit, 5 Yjet.

Di Maio tha se nuk kishte “asnjë dyshim”, se udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë donin që qeveria italiane të binte, ndërsa një ligjvënës sugjeroi se do të ishte më mirë që vendi të dilte nga zona euro.

Nga takimi i ministrave të financave të Eurozonës në Luksemburg u tha se Italia duhej të kapte vijën fiskale, ndërsa përfaqësuesi i saj Giovanni Tria kishte refuzuar të merrte pjesë.

“Shumica e shteteve anëtare do të kërkojnë qartë që këto rregulla (buxheti i BE) të respektohen”, tha ministri austriak Hartwig Loger, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së.

Nënpresidenti i Komisionit Europian Valdis Dombrovskis tha se drafti i tanishëm duket se nuk përputhet me rregullat, edhe pse Brukseli ishte i hapur për dialog.

Koalicioni qeverisës i Italisë, i cili bashkoi forcat në qershor me premtimet për të zvogëluar taksat dhe për të rritur shpenzimet e mirëqenies, drejtoi zemërimin në Bruksel. Zëvendës kryeministri i saj, kreu i krahut të djathtë Matteo Salvini, tha se mund të kërkojë kompensim nga BE-ja, lidhur me kostot në rritje të huamarrjes së Italisë.

“Fjalët dhe kërcënimet e Juncker dhe burokratëve të tjerë të lartë të BE-së vazhdojnë të rrisin shpërndarjen (midis yield-eve të obligacioneve italiane dhe gjermane). Ne jemi të gatshëm të kërkojmë dëmshpërblim nga ata që duan të dëmtojnë Italinë”, tha Salvini.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...