Maqedonia pas referendumit, Zaev nuk do të takojë liderin e VMRO-së

E mërkurë, 03 October 2018 10:17

Kryeministri Zoran Zaev nuk do të takohet me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski, në lidhje me ndryshimet kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës, çka përvijon qartë tashmë skenarin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni.

Mediat maqedonase citojnë një zyrtar të lartë të qeverisë të pohojë se Zaev dhe partia e tij LSDM nuk kanë për qëllim që të bindin me çdo kusht Mickoskin dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së që të votojnë amendamentet kushtetuese. “Nuk e synojmë medoemos një takim të tij me Mickoskin”, citohet të ketë thënë zyrtari në fjalë.

“Bëhemi gati për zgjedhje sepse duket që nuk do të bëhet asgjë në Kuvend”, ka shtuar ai.

Kreu i opozitës deklaroi pas referendumit të së dielës se marrëveshja e emrit me Greqinë është “e vdekur”. Që kur u mësua rezultati i votimit, shefi i ekzekutivit e la të kuptohej se zgjedhjet e reja janë për të një mundësi në tryezë, por partnerët e vet të koalicionit nuk ndajnë të njëjtin mendim dhe këmbëngulin të shfrytëzohen të gjitha mekanizmat që procesi të kalojë me sukses përmes ligjvënësve.

Aktualisht, shumica parlamentare në Maqedoni ka vetëm 71 vota nga 80 që nevojiten për zbatimin e marrëveshjes dhe që kjo e fundit të kalojë, do të duhen edhe 9 vota të opozitës. Ajo që e vështirëson edhe më shumë situatën është përçarja e thellë e shoqërisë në të ashtuquajturën “patriote” dhe “tradhtare”. Polarizimin e pat nxitur qeveria e mëparshme nën kryetarin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski dhe të njëjtën retorikë ndjek edhe pasardhësi i tij Mickoski.

Në rastin e zgjedhjeve të parakohshme, partitë që e mbështesin marrëveshjen me Greqinë duhet të arrijnë një mazhorancë prej dy të tretash në Parlament, që të mund të miratojnë pa pengesa ndryshimet kushtetuese.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...