Kryetari i Komsionit Europian, Jean Claude Juncker, një ditë më parë ka deklaruar se e ardhmja e Italisë do të jetë e ngjashme me krizën greke.
Pas këtij krahasimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Italisë zyrtare, e cila iu përgjigj përmes zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Mateo Salvini.
Salvini lëshoi kritika të forta duke e etiketuar Junckerin si pijanec, i cili drejton 500 milionë europianë. Kreu i Komisionit Europian e krahasoi Italinë me krizën greke, duke hapur diskutime se monedhës euro po i vjen fundi në këtë vend, shkruan “express.co.uk”
Zëvendës kryeministri e ministri i brendshëm italian Matteo Salvini në një intervistë e ka etiketuar Junnckerin si një pijanec, i cili bën krahasime që nuk qëndrojnë as në tokë e as në qiell: “Nëse bëni një kërkim në Google Juncker esëll apo i pirë do të shihni imazhe impresionuese”, është shprehur Salvini.
E ky zotëri është në krye të një qeverie që drejton 500 milionë europianë. E ky zotëri vjen nga një parajsë fiskale sic është Luksemburgu” është shprehur Salvini. Unë flas vetëm me persona esëll dhe të matur, të cilët nuk bëjnë krahasime që s’janë as në qiell e as në tokë.
Në një familje të madhe nuk ka fëmijë të serisë A e të serisë B, e nëse në Bruksel dikush kërkon një Itali të dobët e të frikësuar ndoshta për t’i blerë nën kosto sipërmarrjet në vend, atëherë ju them se kanë gjetur zëvendëskryeministrin dhe qeverinë e gabuar”, shtoi ai.