Stoltenberg: Marrëveshja e Maqedonisë me Greqinë, rruga e vetme për në NATO

E Enjte, 04 October 2018 07:39

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, porositi edhe një herë se Marrëveshja me Greqinë është rruga e vetme për të hyrë në Aleancë dhe në organizatat e tjera, por Maqedonia në mënyrë sovrane duhet të vendosë nëse dhe si do ta bëjë këtë, përmes Kuvendit apo zgjedhjeve të parakohshme.

“Nuk ka rrugë alternative për hyrje në NATO pa zgjidhje të përbashkët të dakorduar me Greqinë. Pikërisht për shkak të kësaj e përshëndeta Marrëveshjen me Greqinë dhe plotësisht e mbështes implementimin e saj”, tha Stoltenberg, përcjell atsh.

Ai theksoi se “kompromisi me Greqinë dhe hyrja në NATO do të jetë përparësi e madhe për Maqedoninë dhe për rajonin”. “Do ta pranojmë vendin si anëtarin e 30-të, por marrëveshja për emrin duhet të implementohet patjetër”, thotë Stoltenberg.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...