Politikani suedez Richard Jomshof propozoi të miratohet një ndalesë për synetimin e fëmijëve në Suedi
Politikani suedez Richard Jomshof propozoi të miratohet një ndalesë për synetimin e fëmijëve në Suedi.
Jomshof, që është sekretar i përgjithshëm i Demokratëve Suedezë, të njohur për qëndrimet e tyre anti-migrante, dërgoi propozim-ligjin në fjalë në Parlament, në mënyrë që deputetët të mbështesin nismën e tij.
Ai theksoi se praktika e synetimit paraqet “abuzim të fëmijëve”.
Në sqarimin e propozim-ligjit, ai tha se “fëmijët synetohen pa pëlqimin e tyre”, për të shtuar se kjo praktikë u përket vendeve të prapambetura.
Jomshof theksoi më tej se Suedia do të duhet të mbrojë të drejtat e fëmijëve.
Propozimi së pari do të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar, pas çka pritet të kalojë në seancë plenare për votim.