NATO paralajmëron Moskën

Saturday, 06 October 2018 08:23

Vendet perëndimore po paralajmërojnë Rusinë që të ndalë sjelljen agresive, përfshi shkeljen e një traktati për kontrollin e armëve, sulmet kibernetike të përhapura dhe përpjekjet për të vrarë qytetarë në vende të tjera. Gjatë një takimi të Natos në Belgjikë Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha se Rusia po shkel Traktatin e Forcës Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi. Holanda bëri të ditur se kishte parandaluar një sulm kibernetik rus ndaj një organizate ndërkombëtare që po heton përdorimin e armëve kimike. Siç na njeh edhe maeriali në vazhdim, reagimi i kordinuar ndaj sjelljes së pamatur ruse është i pashembullt.

Uashingtoni beson se Rusia po ndërton një armë bërthamore në kundërshtim me një traktat të Luftës së Ftohtë, të njohur me inicialet INF. Ky program mund t’i mundësonte Moskës që të kryejë një goditje bërthamore në Evropë brenda një kohe të shkurtër. Shefi i ushtrisë amerikane tha në NATO se Uashingtoni do të reagojë nëse Moksa nuk respekton kufizimet e traktatit.

“Amerika po shqyrton variantet e qëndrimit diplomatik dhe mbrojtës në bashkëpunim me aleatët, si gjithmonë. Situata aktuale me Rusinë në shkelje të hapur të këtij traktati, është e papranueshme.”

Rusia ka mohuar çdo shkelje dhe thotë se Shtetet e Bashkuara kanë pozicionuar sistemet e tyre të mbrojtjes nga raketat në kundërshtim me paktin. Shefi i Natos, Jens Stoltenberg, tha se Rusia kohët e fundit ka pranuar ekzistencën e një sistemi raketor që përbën rrezik për aleancën. Ai theksoi edhe shkeljet e tjera ndërkombëtare nga Rusia, siç janë përdorimi i forcës kundër fqinjëve të saj, përpjekjet për të ndikuar proceset elektorale dhe propagandën keqinformuese.

“Njoftimi nga qeveritë e Holandës dhe Britanisë ka ekspozuar fushatën pa dallim të sulmeve kibernetike ruse në mbarë botën.”

Holanda bëri të ditur se zbulimi ushtarak rus, i njohur me inicialet GRU, u përpoq të kryente një sulm kibernetik ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike që ndodhet në Hagë. Më herët, Britania e mbështetur nga shërbimet e zbulimit të vendeve aleate, Australi dhe Zelandë e Re, akuzuan GRU-në për ndërmarrjen e një fushate mbarëbotërore sulmesh kibernetike me qëllime keqdashëse. Ata paralajmëruan Rusinë se sjellja e saj “e papërgjegjshme” nuk do të tolerohet.

“Fushat e rastësishme ku po ndodhin këto gjëra, si dopingu në sport dhe fusha të interesit ekonomik, nuk janë të vetmet. Si komunitet ndërkombëtar, ne duhet ta bëjmë këtë tepër të qartë. Qeveria jonë po bën pikërisht këtë”, u shpreh kryeministri i Australisë Scott Morrison.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi (të enjten) akuza kriminale ndaj shtatë agjentëve rusë, duke i akuzuar për hakerim, krime financiare, vjedhje identiteti dhe pastrim parash, si përpjekje për të larguar vëmendjen nga programi i dopingut i sponsorizuar nga Kremlini. Tre prej tyre përfshiheshin në një akt-akuzë në muajin korrik ku vihej gishti mbi Rusinë për hakerim të emailave të Partisë Demokrate para zgjedhjeve presidenciale amerikane të 2016-s.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...