×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Referendum në Rumani, në mbrojtje të familjes “tradicionale”

Saturday, 06 October 2018 15:56

Rumunët votojnë këtë fundjavë për të përcaktuar nëse termi “familje” duhet të sillet rreth një burri dhe një gruaje të martuar. Votimi dyditor mbi ndryshimin e Kushtetutës është cilësuar nga mbështetësit e referendumit si një mënyrë për të mbrojtur statusin e familjes “tradicionale”.

Ndërkohë, kundërshtarët paralajmërojnë se kjo po bëhet në kurriz të çifteve të të njëjtit seks, prindërve beqarë, por edhe fëmijëve. Madje, ka edhe akuza se e gjithë kjo po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga çështjet e korrupsionit ku është përfshirë udhëheqësi i partisë qeverisëse.

Por çfarë do të sillte një votë “po” në referendum? Rumania nuk i njeh martesat gay apo sindikatat civile dhe referendumi nuk ka për ta ndryshuar këtë. Thjesht ai do të qartësojë gjuhën me të cilën është shprehur në Kushtetutë.

Neni 48 thotë se “familja themelohet me martesën e rënë dakord lirisht nga bashkëshortët”. Nëse shumica del dhe voton “po” në këtë referendum, atëherë kjo do të ndryshohej në “martesën mes një burri dhe një gruaje”.

“Ne duam të mbrojmë në nivel kushtetues përcaktimin e martesës, mes një gruaje dhe një burri”, thotë Mihai Gheorghiu, president i Koalicionit për Familjen, pro referendumit.

Ky përcaktim është i mishëruar tashmë në Kodin Civil, por grupi në fjalë dëshiron “një tjetër nivel mbrojtjeje” përmes Kushtetutës.

Gheorghiu, ish-përfaqësues kabineti, është i bindur se çiftet e të njëjtit seks nuk do të humbasin.

“Në lidhje me të drejtat dhe nevojat e LGBT-ve, nuk do të ketë asnjë ndryshim”, thotë ai. Kjo edhe për faktin se homoseksualiteti në Rumani është dekriminalizuar që në vitin 2001.

Propozimi sigurisht që gëzon shumë mbështetje. Koalicioni i Gheorghiu ka mbledhur mbi 3 milionë firma për të nisur procesin, në një vend me popullsi prej gati 19 milionë banorësh. Edhe Kisha Ortodokse Rumune e mbështet fushatën, ndërkohë që rreth 85% e rumunëve e konsiderojnë veten ortodoksë.

Por, ndërsa rumunët priten të votojnë “po”, strategjia e fushatës kundërshtuese është bojkotimi i referendumit dhe shpresa që pjesëmarrja të jetë nën 30 për qind, sa ç’është kufiri për ta bërë atë të vlefshëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...