Pas disa javë heshtje, Papa Francescu me një komunikim zyrtar mediatik i është përgjigjur nunkios apostolik amerikan, At Carlo Maria Viganò, i cili e akuzoi se kishte injoruar për vite me radhë informacionet ndaj abuzimeve seksuale të ish Kryepeshkopit e ish kardinalit të Uashingtonit Theodore Edgar Mc Carrick.
"Jo më abuzime seksuale, fshehje të tyre e viktima të pafajshëm" është përgjigja e Atit të Shenjtë i cili ka shprehur njëkohësisht dhe vetëdijen e një qasje të gabuar ndaj së shkuarës.
Në një dosjer të detajuar me fakte dhe shpërndarë për mediat e të gjithë botës, duke kërkuar njëherësh dhe dorëheqjen e Atit të Shenjtë, At Carlo Viganò, akuzoi Papa Franceskun se nuk ka vlerësuar as masat e marra më parë nga Papa i Nderit Benedikti i XVI ndaj ish kardinalit amerikan
Selia e Shenjtë informon se Papa Francesku ka vendosur të thyej heshtjen, i preokupuar dhe i vetëdijshëm për dizorientimin që këto akuza të rënda mund të provokojnë tek besimtarët katolkë.
"Si abuzimet ashtu dhe fshehja e tyre nuk mund të tolerohen më, e një trajtim ndryshe ndaj peshkopëve që i kanë kryer e fshehur ato, është një formë klerikalizmi gjithnjë e më i papranuar" thuhet në notën zyrtare të Selisë së Shenjtë, diktuar nga Papa Francesku e ku përshkruhet e gjithë cështja e kardinalit Mc Carrick.
"Në shtator të 2017 , lexohet në notën zyrtare të Selinsë së Shenjtë, Arqipeshkopia e Neë Yorkut informon se një person akuzon kardinalin Mc Carrick se ka abuzuar seksualisht ndaj tij gjatë viteve '70..Ati i Shenjtë ka urdhëruar menjëherë nisjen e një hetimi të thelluar nga Arqipeshkopia e Neë Yorkut, që më pas i është dorëzuar Këshillit të Doktrinës së Fesë. Hetimi ka zbardhur të dhëna mjaft serioze e Ati i Shenjtë ka pranuar dorëheqjen e Kryepeshkoput Mc Carrick nga Kolegji i Kardinalëve, duke këkuar ndalimin e ushtrimit të detyrës së tij si misonar i Zotit e detyrimin e një jetë me lutje e pendesë."
"Selia e Shenjtë, në kohën e duhur do të informoj mbi përfundimet e arritura ndaj rastit të ish Kruepeshkopit Mc Carrick, thuhet në notën zyrtare të hartuar sipas kërkesës së Papa Franceskut, e se është e vetëdijshme se pas shqyrtimit të fakteve dhe rrethanave mund të shfaqen zgjedhje që nuk janë koherente me qasjen e sotme ndaj këtyre cështjeve."
"Megjithatë, sic mëson Papa Francesku, Selia e Shenjtë do të ndjek rrugën e së vërtetës kudo që të coj ajo."
Papa Francesku fton bashkimin e forcave të të gjithëve kundër abuzimeve të tilla brenda e jashtë kishës që shkaktojnë krime ndaj personave më të pafajshëm të shoqërisë e se e vetmja mënyrë për të luftuar këtë të keqe që ka marrë mjaft jetë, është detyrimi që na përfshin të gjithëve e vetëdije se i përkasim një populli dhe një historie të përbashkët që na lejon të njohim mëkatet tona e gabimet e së shkuarës me pretendimin e një pendimi që do na rinovoj koshiencën e të gjithëve", përfundon në letrën e tij Ati i Shenjtë.