Parlamentaret në Bosnje. Frikë nga fitorja e nacionalistëve pro-rusë

Diel, 07 October 2018 20:33

Qytetarët e Bosnje-Hercegovinës i janë drejtuar sot qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme që mund të vënë në postet kryesore nacionalistët pro-rusë dhe të çimentojnë ndarjet etnike.

Vendi i përballur 25 vjet më parë me një luftë brutale, gjendet tani përballë një sprove të madhe, e cila do të tregojë rrugën që do të marrë ai në vazhdim: do të avancojë drejt integrimit në strukturat euro-atlantike apo do të mbetet peng i armiqësive të konfliktit të periudhës 1992-1995. Qytetarët me të drejtë vote do të zgjedhin liderët e presidencës tre-palëshe, si dhe përfaqësuesit në Parlament e kuvendet e kantoneve.

3,3 milionë qytetarë kanë të drejtë vote në këto zgjedhje, përpara të cilave nuk rezulton të ketë pasur ndonjë sondazh të besueshëm. Edhe vetë fushata kaloi nën hijen e retorikave përçarëse dhe akuzave për parregullsi që i shtuan akoma më shumë tensionet mes myslimanëve boshnjakë dhe serbëve. Të parët kërkojnë një Bosnje të bashkuar; të dytët duan afrimin me Serbinë dhe Kroacinë.

Vëmendja është përqendruar në mënyrë të veçantë tek gara për presidencën trepalëshe boshnjake e kjo për shkak të kandidaturës së Presidentit të Entitetit Serb, Milorad Dodik, politikani i vijës së ashpër që kërkon ndarjen nga Bosnja. Skepticizmi mbizotëron tek një pjesë e votuesve, të cilët pavarësisht pritshmërive, nuk ushqejnë shpresa reale se diçka mund të ndryshojë vërtetë, ndërsa ka dhe nga ata që kërkojnë të fitojë kushdoqoftë, vetëm jo personat që e kanë mbajtur pushtetin deri tani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...