Kina ka konfirmuar se ka arrestuar kreun e Interpol-it, Meng Hongwei, raporton BBC.
Pekini tha se ai ishte nën hetim nga organi anti-korrupsion i vendit për shkelje të ligjit.
Meng, i cili gjithashtu është edhe zëvendësministër i Sigurisë Publike në Kinë, u raportua i zhdukur pas udhëtimit nga qyteti i Lyonit në Francë, ku është vendosur Interpol, në Kinë.
Familja e tij nuk kishte dëgjuar prej tij që kur u largua nga selia e Interpol-it më 25 shtator.
Më parë, gruaja e tij, Grace Meng, u tha gazetarëve se mendonte se ai ishte në rrezik. Të shtunën, agjencia ndërkombëtare e policisë i kërkoi Kinës që të sqaronte statusin e zotit Meng duke thënë se ishin të shqetësuar për presidentin.