Zyrtarëve policorë në Aeroportin e Indisë u është kërkuar të qeshin më pak.
Ky vendim është marrë duke u arsyetuar se atmosfera festive mund të krijojë idenë e mungesës së sigurisë dhe është kërcënim për sulme terroriste.
Forca Industriale e Sigurisë së këtij shteti, e cila është përgjegjëse për sigurinë e fluturimeve, ka kërkuar nga stafi që të jenë “më vigjilentë sesa të shoqërueshëm”.
Ata do të kalojnë nga një “një sistem i buzëqeshjeve të shpeshta” në “sistem të buzëqeshjeve të mjaftueshme”, ka njoftuar Indian Express.
Zyrtarët kanë thënë se shoqëria e tepërt e vendos aeroportin në rrezik të sulmeve terroriste.
Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Rajesh Ranjan madje ka thënë se sulmi i 11 shtatorit më 2001 në Shtetet e Bashkuara ka ndodhur “për shkak të karakteristikave shumë miqësore”.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që zyrtarëve policorë u janë nisur kërkesa të tilla.
Atyre më parë u është kërkuar të dobësohen apo të rrisin mjekrën sepse duken më të besueshëm.
Për dallim nga ky vend, policia e Nepalit ka punësuar 600 trajnerë më 2014 për t’iu ndihmuar zyrtarëve policorë të kenë sjellje më miqësore./REL