Një çift në Meksikë pranoi se kanë vrarë 20 gra dhe se trupat e tyre i kanë coptuar dhe i kanë shitur. Ata madje treguan se kanë shitur një foshnje.
Gjatë seancës dëgjimore, çifti tregoi se i vrisnin gratë dhe pjesët e trupit i mbanin në frigorifer, në kova të mbushura me çimento. Gjithashtu pranuan se abuzonin seksualisht me to para se t’i vrisnin. Të arrestuarit nuk dhanë detaje se kujt ja shisnin trupat dhe për çfarë përdoreshin.
Në lidhje më foshnjen 2 muajshe, ata thanë se kishte qenë e njërës prej grave të kishin vrarë. Policia arriti të gjejë beben dhe arrestoi çiftin që e kishte blerë.
Emrat e dy të arrestuarve nuk janë bërë publike. Ata kishin qenë nën mbikëqyrjen e policisë, pasi banorët e zonës kishin ngritur alarmin se shumë femra ishin zhdukur kohët e fundit. Dyshimet mbi çiftin ishin ngritur pasi fqinjët i kishin parë teksa shtynin një karrocë bebesh drejt një kasolleje.