Presidenti rus, Vladimir Putin, në janar të vitit të ardhshëm pritet ta vizitoj Serbinë, ka bërë të ditur ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin, gjatë një takimi me presidentin Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediet serbe, transmeton portali “Zëri.info”.
Çepurin dhe Vuçiq poashtu janë pajtuar që përgatitjet për vizitën e Putinit në Serbi të fillojnë menjëherë, siç është thënë që kjo vizitë të konfirmoj raportet e mira të dy vendeve. /Zëri/