×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Melania flet për marrëdhënien me Presidentin Trump: E dua Donaldin

Saturday, 13 October 2018 11:09

Zonja e Parë e Amerikës, Melania Trump, ka hedhur poshtë spekulimet në lidhje me qëndrueshmërinë e martesës së saj. Ajo ka thëne se pretendimet për lidhjet jashtëmartesore të bashkëshortit Donald Trump, nuk janë në fokusin e saj, pasi “ka gjëra më të mira për të bërë”.

Në një intervistë për ABC News, ajo ka thënë se spekulimet në media në lidhje me martesën e saj nuk ishin të këndshme.

E pyetur nëse e do Presidentin Donald Trump ajo është përgjigjur “Po, ne jemi në rregull”.

Presidenti Trump ka mohuar se ka pasur lidhje jashtë martesore, ndërkohë që ylli pornografik Stormy Danield dhe ish modelja e Playboy, Karen McDougal kanë deklaruar se kishin fjetur me Donald Trump.

Zonja Trump tha se e donte bashkëshortin e saj dhe se mbulimi i medias për marrëdhënien e tyre nuk është gjithmonë i saktë.

“Nuk është diçka që më brengos dhe nuk jam e fokusuar aty. Jam nënë dhe Zonjë e Parë dhe kam gjëra shumë më të rëndësishme për të menduar e për të bërë. Unë e di çfarë është e drejtë, çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo”, ka deklaruar ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...