Vrasja e gazetarit Kashogit, Trump paralajmëron për pasoja

Saturday, 13 October 2018 20:29

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se do të ketë "ndërshkime të ashpra" për Arabinë Saudite nëse përcaktohet se gazetari saudit Xhamal Kashogi është vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll të Turqisë. 

Në fragmentet e një interviste për kanalin CBS, që do të transmetohet të dielën, presidenti Trump thotë: "Ne do të zbulojmë të vërtetën dhe do të ketë dënime të rënda". 
Presidenti tha se "askush nuk e di akoma, por ndoshta do të jemi në gjendje të zbulojmë" nëse Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, urdhëroi vrasjen.

Trump, i cili shpesh është mburrur për lidhjet e tij të biznesit me mbretërinë, sugjeroi gjatë intervistës se mos shitja e armëve amerikane Arabisë Saudite nuk do të ishte një opsion, duke shtuar se nuk dëshironte të dëmtonte vendet e punës.

Njoftimet e medias thonë se gazetari saudit Xhamal Kashogi mund të ketë regjistruar vdekjen e tij në orën inteligjente Apple Watch.

Thuhet se Kashogi ka aktivizuar regjistrimin e zërit në pajisjen e tij pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, ku shkoi të merrte një dokument që duhej për martesën e tij.

Ora raportohet të ketë qënë e lidhur me iCloud dhe telefonin celular që ai e la me të fejuarën e tij para se të hyjë në konsullatë. E fejuara e tij thotë se priti që Kashogi të dilte nga ndërtesa, por kjo nuk ndodhi.

Raportet thonë se ora regjistroi jo vetëm marrjen në pyetje dhe torturën e Kashogit, por edhe vrasjen e tij.

Kashogi, i cili ishte banor i Shteteve të Bashkuara, shkruante për The Washington Post dhe ishin kritikë ndaj Arabisë Saudite.

Presidenti Donald Trump ka premtuar të flasë personalisht me mbretin Salman të Arabisë Saudite për të diskutuar atë që ai e quajti "situatë e tmerrshme në Turqi". Ai u tha gazetarëve në Cincinnati të Ohio-s se Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë se çfarë ndodhi me gazetarin Kashogi.

Washington Posti njoftoi më parë këtë javë se qeveria turke informoi zyrtarët amerikanë se kishte një regjistrim në video që provonte se Kashogi u vra brenda konsullatës.

Zyrtarët sauditë kanë mohuar ndonjë përfshirje në zhdukjen e Kashogit dhe thanë se ai u largua nga konsullata pak pas hyrjes. Ministri i Brendshëm Saudit, Princi Abdel Aziz bin Saud bin Nayef i ka quajtur njoftimet se qeveria urdhëroi vrasjen e Kashogit "gënjeshtra dhe akuza të pabaza"./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...