Si shkak i përmbytjeve të shirave që po ndodhin në jug të Kinës, janë larguar mbi 6 mijë persona nga rajoni i prekur.
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, lumi Jinsha në Prefekturën Autonomet Tibetane Diqing të provincës Yunnan, ka shkaktuar përmbytje pasi që niveli i tij është rritur 5 metra nga niveli normal.
Zyrtarët theksojnë se edhe 8 mijë persona në rajon presin për evakuim.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





