Një konflikt e ka kthyer ditëlindjen e 1-vjecarit në Teksas në një tragjedi të vërtetë. Në festë e sipër ka plasur sherri, e më pas u nxorën armët, duke lënë 4 viktima dhe një të plagosur.
Mediat e vendase raportojnë se ngjarja ndodhi në Taft të Teksasit dhe viktimat u identifikuan si Juan Espinoza Sr, 62 vjeç dhe nipërit e tij Juan Sandoval III, 20 vjeç, Jeremy Sandoval, 22 vjeç dhe 25-vjeçari Nicky Sandoval.
Policia ka arrestuar një person dhe një tjetër të dyshuar e ka shpallur në kërkim.
Ndërkohë që mbeten ende mister shkaqet e këtij sherri që raportohet të ketë ndodhur mes dy familjeve