Pas daljes së rezultatit th zgjedhjeve në Bavari, Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi se do të rifitonte besimin e zgjedhësve. Reagimi i saj vjen pasi përplasjet brenda koalicionit të saj qeverisës, të përbërë nga 3 parti, u fajësuan për humbjet e rënda të partnerëve në zgjedhjet në Bavari.
Duke iu rikthyer një viti të trazuar që pasoi zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, që u përvijuan nga bisedime të dhimbshme për krijim koalicioni, shoqëruar nga përplasje mbi emigracionin, ajo pranoi se shumë besim ishte humbur.
Mësimi i saj nga zgjedhjet e së dielës në Bavari, ku partnerët e saj qeverisës të CSU-së dhe SPD-së pësuan humbje të rënda, ishte i konsiderueshëm.
“Si kancelare, unë duhet të bëj më shumë për të garantuar që besimi të rikthehet. CDU-ja dhe simotra e saj bavareze, CSU, duhet të veprojnë tashmë të bashkuara”, tha Merkel.