Kotzias: Shkupi të kuptojë se s’ka zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës

Tuesday, 16 October 2018 10:07

Pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës nuk ekziston asnjë zgjidhje, deklaroi shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, pas takimit në Këshillin për Çështjet e Jashtme të BE-së, në Luksemburg.

”Edhe me matematikën e thjeshtë të shkollës fillore, nuk mund të arrihet marrëveshje më e mirë për secilën palë”, theksoi ai.

“Në Shkup duhet të kuptohet se nuk ekziston asnjë zgjidhje pa pranimin e Marrëveshjes së Prespës dhe se nuk është e mundur të ndodhë ajo që thonë dy partitë kryesore opozitare në Greqi dhe Maqedoni”, shtoi Kotzias..