Parisi ka përuruar sot rrugët e para rezistente ndaj zhurmës dhe nxehtësisë.
Bashkia e Parisit përuroi sot rrugët e para rezistente ndaj zhurmës dhe nxehtësisë së kryeqytetit për t’u përshtatur me “sfidën klimatike” dhe për “përmirësimin e cilësisë së jetës” së parizienëve.
Tre akse pilot të kryeqytetit, të përzgjedhura për nivelin e tyre të ekspozimit ndaj zhurmës dhe diellit, mungesës së hapësirave të gjelbra dhe ndikimit të zhurmës tek banorët, janë aktualisht në fazën përfundimtare të shtrimit, transmeton Balkan Web.
Një shtresë e re kundër zhurmës dhe nxehtësisë është shtruar deri më tani në 200 metra të dy rrugëve dhe do të hidhet javën e ardhshme në të njëjtën sipërfaqe në një të tretë.