Dy peshkopë kinezë ftojnë Papën në një vizitë historike

Tuesday, 16 October 2018 22:40

Dy peshkopë katolikë kinezë për herë të parë pas një marrëveshjeje historike midis Pekinit dhe Selisë së Shenjtë, thanë të martën se kanë ftuar Papa Franceskun për një vizitë zyrtare.

"Ndërsa ishim këtu, ne e ftuam Papa Franceskun për të ardhur në Kinë", tha në një intervistë peshkopi Joseph Guo Jincai.

"Ne jemi duke pritur për të," tha Guo.

Vitin e kaluar Papa tha se do të donte të vizitonte Kinën sapo të merrte një ftesë.

Udhëtimi do të kishte rëndësi të madhe pasi Vatikani nuk ka pasur marrëdhënie diplomatike me Pekinin që nga viti 1951.

Ka rreth 12 milionë katolikë në Kinë, të ndarë në mes të një shoqate qeveritare, kleri i të cilëve zgjidhet nga Partia Komuniste dhe një kishë jozyrtare që betohet për besnikëri ndaj Vatikanit.

Login to post comments