Mediat gjermane: Kotzias, “viktima” e parë e Marrëveshjes së Prespës

E Enjte, 18 October 2018 10:47

Mediat gjermane kanë komentuat gjerësisht dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias. “Spiegel” shkruan se dorëheqja e Kotzias ka ardhur si pasojë e rolit që kanë luajtur politikanët grekë në negociatat për emrin e Maqedonisë.

Detyrat e ministrit të Jashtëm të Greqisë do t’i marrë përsipër Kryeministri Alexi Tsipras, njoftoi zyra e tij. Arsyeja e grindjes brenda kabinetit qeveritar është pikërisht për emrin e Maqedonisë, thotë “Spiegel”. Kotzias akuzoi ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për minimin e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve.

Kurse mediat tjetër gjermane “Neue Zürcher Zeitung” e cilëson Nikos Kotzias si “viktimën e parë” të Marrëveshjes së Prespës, mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të kësaj të fundit.

“Ka pasur një polemikë të madhe në koalicionin qeverisës të Greqisë mbi propozimin për zgjidhjen e konfliktit të mbartur prej dekadash. Çarjet bëhen gjithnjë e më të thella. Konflikti brenda qeverisë greke lidhet me kompromisin mbi emrin, duke shkaktuar “viktimën” e parë. Të mërkurën ministri i Jashtëm Nikos Kotzias njoftoi dorëheqjen e tij”, shkruan gazeta gjermane.

Edhe e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” thekson se ka pasur një konfrontim të fortë mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Kamenos, që përfaqëson partinë e krahut të djathtë në koalicionin qeverisës me partinë e majtë të Tsipras. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...