“Kina nuk ka manipuluar valutën” – SHBA përmbahet, shton listën e vendeve në monitorim

E Enjte, 18 October 2018 17:44

Qeveria amerikane u përmbajt nga etiketimi i Kinës dhe vendeve të tjera partnere në tregti si manipulues valute. Në raportin 6-mujor, Departamenti i Thesarit në SHBA, deklaroi se zhvlerësimi i fundit i juanit kinez do të përkeqësojë deficitin tregtar, por shtoi se nuk ka zbuluar ndërhyrje nga Kina në vlerën e valutës.

Presidenti Donald Trump ka pohuar se fryrja e Kinës si një superfuqi eksportuese ka dëmtuar punëtorët amerikanë.

“Një burim shqetësimi është mungesa e transparencës së Kinës në valutë dhe zhvlerësimi i fundit i juanit”, tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin.

Që kur Thesari publikoi raportin paraardhës më datë 13 Prill, juani ka rënë me më shumë se 9% kundër dollarit amerikan. Javën e kaluar, valuta arriti pikën kritike prej 7 kundër dollarit, një nivel që nuk e ka thyer që prej vitit 2008.

Disa kontrata derivate tregojnë se pjesëmarrësit e tregut presin që juani të bie poshtë atij niveli këtë vit. Thesari theksoi se Kina është përpjekur që të ndreq rënien e juanit dhe bëri të ditur se vendi mund të shtojë besimin te valuta duke ndërmarrë reforma të orientuara nga tregu.

Raporti shtoi se Kina duhet të përmirësojë reformat makroekonomike që mbështesin rritjen e konsumit dhe ribalancuar ekonominë larg investimeve.

Fryrja e investimeve që ka zgjatur shumë dekada në Kinë, e ka bërë kthyer vendin në një fabrikë botërore dhe ka nxitur një suficit tregtar në mallra me SHBA prej 390 miliardë dollarë në vitin e fundit.

Thesari shtoi se po mban Kinën, Indinë, Japoninë, Gjermaninë, Korenë e Jugut dhe Zvicrën në një listë të monitorimit për valutat. VOA

Modifikuar më E Enjte, 18 October 2018 18:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...