Trump kërcënon me mbyllje ushtarake të kufirit me Meksikën

Premte, 19 October 2018 09:05

Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi të enjten për një mbyllje ushtarake të kufirit amerikan me Meksikën nëse vendi fqinj nuk arrin të ndalojë një karvan njerëzish nga vendet e Amerikës Qendrore që drejtohen drejt Shteteve të Bashkuara.

Duke përsëritur një pretendim që ka bërë shpesh në të kaluarën, Presidenti Trump i quajti disa nga emigrantët si "kriminelë" dhe tha se do të pezullonte "të gjitha pagesat" për vendet e Amerikës Qendrore, nëse Meksika nuk e "ndal këtë sulm" ndaj SHBA.

Presidenti i bëri komentet në Twitter, ndërkohë që një karvan prej rreth 2,000 deri në 4,000 emigrantësh, i nisur nga Hondurasi po i afrohet Meksikës, me shpresën për të kaluar në SHBA dhe për t'i shpëtuar varfërisë e dhunës në rajonet e tyre.

EMIGRANTËT DREJT SHBA, NJË PJESË NË KËMBË

Pasi kaluan natën në një stacion treni në Guatemala, mijëra emigrantë hondurianë rifilluan udhëtimin e tyre me këmbë drejt Shteteve të Bashkuara. Gra, burra dhe fëmijë i janë bashkuar të mbiquajturit “rrugëtimi i emigrantëve”.

Ata thonë se po i largohen dhunës, varfërisë dhe mungesës së mundësive.

Të vendosur për të gjetur një të ardhme më të mirë, mbi 3 mijë emigrantë nga Hondurasi vazhduan të ecin përgjatë Amerikës Qendrore drejt Shteteve të Bashkuara.

Anëtarët e karvanit thonë se kërkojnë me dëshpërim ndihmë dhe punë.

“Qajmë pasi kemi lënë fëmijët pas. Ky rrugëtim është mënyra jonë për t’u kërkuar qeverive të na ndihmojnë”, thotë një nëna hondurase.

Emigrantët shpresojnë të gjejnë mbështetje tek qeveritë e Meksikës dhe Guatemalas.

Në përpjekje për të ulur numrin e emigrantëve, qeveria e Hondurasit ofron ndihmë për njerëzit që janë të gatshëm të rikthehen. Ministria e Jashtme e Hondurasit i tha Zërit të Amerikës se karvani ishte organizuar nga grupe politike që ofrojnë shpresa të kota.

“Kjo u bë për të dëmtuar imazhin tonë, emrin e mirë dhe stabilitetin që kemi në vendin tonë”, i tha Zërit të Amerikës, Nelly Jerez, e Ministrisë së Jashtme hondurase.

Një ekspert ligjor i tha Zërit të Amerikës se karvani pasqyron një popullsi pa mundësi. Ai thotë se nuk ka asnjë garanci se ata do të mund të qëndrojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Varfëria, papunësia dhe bandat nuk shërbejnë si arsye për të kërkuar azil politik kur mbërrin në kufi. 98% e hondurasve që do të kërkojnë azil politik, nuk do ta marrin. Pra, shumica e atyre që po vijnë, do të mbahen në paraburgim”, shpjegon juristi Alfredo Allen.

Disa emigrantë mbajnë parrulla ku thuhet se meqë lejohen amerikanët të hyjnë në Honduras, këtë të drejtë duhet ta kenë edhe hondurasit që hyjnë në SHBA.

“Jemi të rinj dhe na duhet të studiojmë. Në Honduras nuk i kemi mundësitë. E dimë se nuk do të kemi punë me të cilën të mbajmë familjen”, - thotë një student nga Hondurasi.

Karvani u krijua vetëm pak ditë pasi Uashingtoni mikpriti presidentin e Hondurasit dhe udhëheqës të tjerë rajonalë për të diskutuar për emigracionin. Hondurasi kërkoi ndihmën e SHBA-së për të lehtësuar kthimin e 57 mijë shtetasve të Hondurasit, të cilët do të humbasin të drejtën e qëndrimit dhe punës në janar të vitit 2020, kur do t’u mbarojë statusi i tyre i mbrojtjes së përkohshme.

Facebook Forum

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...