60 persona rezultojnë të vdekur dhe mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur kur një tren u përplas me një turmë njerëzish që po shikonin një shfaqje fishekzjarresh në Indi. Treni që goditi turmën po udhëtonte mes qyteteve Amrisar dhe Xhalandhar.

Policia tha se viktimat nuk e kishin dëgjuar zhurmën e trenit për shkak të fishekzjarreve.
Kryeministri Narendra Modi e cilësoi incidentin një tragjedi dhe u kërkoi autoriteteve lokale të ofrojnë të gjithë asistencën e nevojshme.

Kjo fatkeqësi, nxiti sërish thirrjet për reforma sa i përket sigurisë në sistemin hekurudhor në Indi, aty ku regjistrohen mijëra të vdekur çdo vit.
 
																					 
								
 
 
 
 
  
						 
																									 
																									





